Stuhia “Ciaran” ka nisur dhe në Korçë. Mësohet se reshjet janë shoqëruar me shkarkesa të shumta elektrike në disa zona.
Sakaq, kanë nisur edhe problemet e para të stuhisë, pasi dhjetra fshatra në Bashkinë e Korccës dhe Maliqit janë pa energji elektrike.
Në Bashkinë e Korccës janë pa energji fshatrat e njësisë administrative Vithkuq, kurse në bashkinë e Maliqit njësia administrative Gore.
Sipas shtabit të emergjencave, e nesërmja pritet të ketë reshje me shtrëngata në disa pjesë të qarkut./abcnews.al