Nis spektakli “Virtuozët” në TV Klan, rekord audience që në natën e parë

schedule15:59 - 12 Shkurt, 2018

schedule 15:59 - 12 Shkurt, 2018

“Virtuozët”, spektakli më i madh në vend për zbulimin e talenteve të reja në formatin klasik, në disiplinat e baletit, kantos dhe instrumentit, shënoi rekord audience, që në natën e parë, siç e paraqet edhe grafiku i matjes së shikueshmërisë. Ky format unik, solli para publikut në Televizionin Kombëtar Klan, për herë të parë në rolin e prezantueses, sopranon me famë nderkombëtare, Inva Mula.

Ka nisur rrugëtimi i një prej spektakleve më të mëdha të zbulimit të talenteve të kantos, instrumentave dhe baletit klasik në Televizionin Kombëtar Klan.
Për herë të parë, diva e muzikës klasike, Inva Mula, është vënë në rolin e prezantueses, e cila ka mbështetur fort 10 virtruozët e parë në balet, kanto dhe instumente.

Pas interpretimit, konkurrentët u përballën me një juri profesionale nga emra të njohur ndërkombëtarisht si sopranoja, Miriam Tole , balerina Anbeta Toromani dhe nga kompozitori, por edhe pianisti, Genc Tukici.
Spektakli i zbulimit të talenteve, që në takimin e parë me spektatorin ia ka dalë të shënojë rekorde audience. Siç shihet edhe nga grafiku.

Performancat e artistëve u shoqëruan nga orkestra profesioniste nën drejtimin e Suzana Turkut dhe francezit Gerhard Akoka.
“Vituozët” vazhdon edhe për 9 javë në Televizionin Kombëtar Klan me drejtimin e spektaklit nga sopranoja e njohur Inva Mula, skenar Pandi Laço dhe regji të Bledar Laços. Ky spektakël, përpos emocionit, etheve të garës, përcolli edhe veçanti sociale dhe edukues./abcnews.al