Nis shpërndarja e bonusit/ Shpërblimet mund te tërhiqen deri në qershor 2025

schedule15:23 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 15:23 - 2 Dhjetor, 2024

Pensionistët në të gjithë vendin kanë nisur të tërheqin bashkë me pensionin edhe shperblimin per fundivit. Janë rreth 20 mije pensionistë që kanë tërhequr bonusin gjatë së hënën. Nga këta  14 mijë  të moshuar kanë përfituar bonusin prej 15 mijë lekësh pasi marrin një pension nën 20,000 lekë. Ndërsa rreth 6 mijë persona që përfitojnë  një pension mbi 20 mijë lekë kanë marrë 10 mijë lekë shpërblim. Sipas vendimit bonusi mund të tërhiqet në çdo pikë të Postës Shqiptare ose Banka të Nivelit të Dytë. Nëse pensionistët nuk kanë mundësi ta tërheqin atë brenda muajit dhjetor kanë të dtrejtë që ta përfitojnë deri në datën   30 Qershor 2025. Në total në vend përfitojnë shpërblimin e fundvitit 724 mijë pensionistë, nga të cilët 511 mijë do të marrin 15 mijë lekë shpërblim dhe pjesa tjetër prej 213 mijë do të marrin 10 mijë lekë bonus.

Shpërblimin e fundvitit do ta përfitojnë personat me pension pleqërie, invaliditeti, pension familjar, social, ata me pension të parakohshëm, ish minatorët, ushtarakët, etj. Në total fatura e bonusit të fundvitit është përllogaritur 9.8 miliardë lekë. Po ashtu pensionistët do të mund të përfitojnë një tjetër bonus edhe në pranverën e 2025-ës i cili do të jetë  në varësi të rritjes ekonomike, për këtë arsye vlera e këtij shpërblimi ende nuk është përcaktuar./abcnews.al