Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur prishjen e hotel “Lubjana” në Durrës.
Ndërtesa u dmëtua nga tërmeti dhe thuajse ishte e mënjuar duke rrezikuar edhe ndërtesat e tjera përreth.
IKMT kishte planifikuar të nisë prishjen në orën 14:00, ndërsa siç raportoi gazetari Andi Qosja inspektorët u konsultuan për mëmyrën se si do të shembej ndërtesa pasi është shumë pranë godinave të tjera.
Ndërkohë, tashmë ka nisur prishja, ndërsa më herët gjatë ditës së sotme u shemb edhe ‘Vila Verde” edhe kjo e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit./abcnews.al