Nis shembja e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Lezhë, fadromat “hedhin” në tokë pallatin 4-katësh

schedule22:41 - 6 Korrik, 2020

schedule 22:41 - 6 Korrik, 2020

7 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, në Lezhë ka nisur procesi i shembjes së ndërtesave që u shpallën të pabanueshme.

Pallati katër katësh në lagjen “Iliria” të Lezhës, është i pari objekt që do të shembet nga 10 të tillë gjithsej që ka pësuar dëme nga tërmeti proces që pritet të përfundojë në muajin korrik në mënyrë që ti hapet rrugë fazës së dytë, atij të rindërtimit.

Aksioni nuk hasi kundërshtim nga banorët, te cilët vazhdojnë të trajtohen me bonus qeraje nga bashkia.

Më herët në këtë qytet janë shembur edhe dy ndërtesa shkollash.

Më pas pritet nisja e rindërtimit të  objekteve sipas projekteve dhe vendeve të përcaktuara nga qeveria qendrore dhe pushteti vendor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!