Ka nisur sezoni i ri televiz në ekranin e ABC. Është pikërisht emisioni “ABC e Mëngjesit” që ka shënuar hapjen e këtij rrugëtimi të gjatë, që në orën 07:00.
Edhe këtë herë si çdo ditë, shikuesit do të jenë në shoqërinë e Enkel Demit, Alban Musës, Sibora Bitrit, Romina Braho dhe Bora Mustafaraj.
Padyshim, nuk do të mungojnë të ftuarit e shumtë, surprizat që do të na mbajnë mbërthyer dhe të qeshurat karakteristike.
Ndërkohë, në vazhdim ekrani i ABC do të transmetojë edhe emisione të reja duke mos hequr dorë edhe nga emisionet që bënë bujë sezonin e kaluar. l.k/abcnews.al