Nis seanca plenare, opozita protestë para Kuvendit

schedule09:48 - 5 Mars, 2019

schedule 09:48 - 5 Mars, 2019

Protestuesit e opozitës janë mbledhur para parlamentit ku në orën 10:00 ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur seanca parlamentare. Në seancën e sotme parlamentare pritet të bëjnë betimin 4 deputetët e rinj, të cilët ishin në listat e opozitës. Pritet të bëjnë betimin për marrjen e detyrës së deputetit, Edmond Rrushi, Ylli Shehu, Aurora Mara, Enver Roshi.

Paka minuta para nisjes së protestës në një lidhje direkte për ABC News gazetari Andi Qosja raporton se Policia ka angazhuar 1 mijë forca efektive.

“Është rrethuar i gjithë perimetri i parlamentiti policia ka vendosur barriera në vendin ku do hyjnë deputetët që ta bëjnë të pamundur kontaktin e drejpërdrejtë mes protestuesve dhe të zgjedhurve të parlamentit”.

Forcat e policisë kanë vendosur një kordon me skela nga të dyja anët e pedonales para Parlamentit. Policia ka bllokuar rrugën e pedonales, në kuadër të masave të ruajtjes së deputetëve, kur të hyjnë në parlament/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!