Nis seanca për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mësohet se ka mbledhur firmat për kandidaturën e Arta Markut.
Zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm kundërshtohet ashpër nda opozita e bashkuar, mbështetës të së cilës kanë nisur një protestë jashtë sallës së Kuvendit.
Para nisjes së seancës, Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar demokrat. Mbledhja përfundoi pak para orës 10:00 dhe kreu i PD e deputetët e opozitës u nisën drejt Kuvendit. Mbledhja ka patur si qëllim koordinimin mes deputetëve në seancë dhe protestuesve të jashtë saj.
Lulzim Basha kërkoi heqjen nga rendi i ditës i zgjedhjes së kryeprokurorit të përgjithshëm të përkohshëm.
“Sot është një nga ditët më të rënda për demokracinë, më të vështira për qytetarët që duan një vend demokratik ku respektohet ligji dhe Kushtetuta. Sot në dhunim flagrant të kushtetutës, shumica parlamentare kërkon të marrë një pushtet që nuk i takon. Është një seancë antikushtetuese, sot në mënyrë tinzare po bëheni gati për një grusht shteti”, tha Basha.
Komisioni i Ligjeve zgjodhi 3 nga 7 kandidatët që u vetëofruan, por socialistët kanë vendosur që të mbështesin Arta Markun për postin e kryeprokurorit dhe jo atë të Ferdinand Elezit dhe Ermira Tafanit./abcnews.al