Nis seanca për formimin e Qeverisë së Re, Kurti prezanton programin qeverisës

schedule12:08 - 3 Shkurt, 2020

schedule 12:08 - 3 Shkurt, 2020

Kuvendi i Kosovës ka nisur kete te hene seancën plenare ku pritet të bëhet votimi i kabinetit të qeverisë Kurti.

Kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka lëshuar vendin nënkryetares Arbërie Nagavcu për ta udhëhequr seancën, ku do të votohen 2 zëvendëskryeministra, 15 ministra dhe 33 zëvendësministra.

I nominuari për kryeministër Albin Kurti, në fjalën e tij në foltoren e kuvendit ka bërë prezantimin e programit të qeverisë së ardhshmë. Kurti para deputetëve në Kuvendin e Kosovës ka treguar se Shërbimi Ushtarak në Kosovë do të behet i detyrueshëm.

Koalicioni VV-LDK të dielën zyrtarizoi marrëveshjen për bashkëqeverisje, ku sipas kësaj marrëveshje LVV do ta ketë pozitën e kryeministrit dhe gjashtë ministri dhe zëvendëskryeministrin e dytë, ndërsa LDK do të ketë pozitën e kryetarit të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë dhe gjashtë ministri. Minoritetet do të kenë tre ministri, ndërkohë që për pozitën e presidentit do të diskutohet në kohën kur pritet zgjedhja e presidentit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!