Nis seanca e KLGJ për Enkeleda Hoxhën me konkluzionet e palëve

schedule10:33 - 11 Mars, 2021

schedule 10:33 - 11 Mars, 2021

Ka nisur seanca e KLGJ-së për gjyqtaren Enkeleda Hoxhën me konkluzionet e palëve. Kreu i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani vlerëson se gjatë këtij procedimi disiplinor rezulton e provuar se Hoxha ka ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjmë me mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal.

Sipas tij, gjyqtarja Enkeleda Hoxha, nuk ka marrë prova vendimtare për zgjidhjen e çështjes duke cënuar parimin e paanësisë së gjykimit.

Po ashtu, rezulton se: Magistratja ka aplikuar ulja e njëkohshme e dënimit për periudha më të gjata se periudha 12 mujore e vlerësimit të parashikuar në Ligjin nr. 8328/2008 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar. Nuk ka respektuar kriteret ndaluese për përfitim amnistie. Dhe, në 5 procese gjyqësore është konstatuar mungesë thelbësore në arsyetimin e vendimeve gjyqësore.

Kështu, ILD ka arritur në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha “janë aq serioze sa kanë cenuar vlerat themelore të saj; besimin që magjistrati duhet të përcjellë te publiku në përmbushjen e misionit dhe rolit të tij në dhënien e drejtësisë; kanë diskretituar rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit dhe kanë ulur dinjitetin e organit që përfaqëson duke e bërë atë të pa denjë për vazhdimin e ushtrimit të funksionit të magjistratit.”

ILD kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që  të administrojë provat e paraqitura nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në këtë procedim disiplinor.  Kërkohet po ashtu që KLGJ të pranojë kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj Hoxhës. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!