Nis riparimi i autostradës Tiranë-Durrës, si do devijohet trafiku

schedule13:15 - 6 Prill, 2021

schedule 13:15 - 6 Prill, 2021

Segmenti Qafë Kashar–Ura e Dajlanit në autostradën Tiranë–Durrës  do t’i nënshtrohet riparimit të shtresave asfaltike duke nisur nga ditën e nesërme, datë 7 prill deri më 21 prill. ARRSH njofton se dita e parë e punimeve do të jetë në segmentin Qafë Kashar-Vorë, ku ndërhyrja do të fillojë në Qafë Kashar me drejtim për në Vorë. Mjetet do të devijohen në Qafë Kashar, degëzimi për Rinas dhe në rrugën dytësore.

Dita e dytë e punimeve do të jetë në segmentin Vorë-Maminas, ku mjetet do të devijohen në Vorë pranë mbikalimit të këmbësorëve për në rrugën dytësore dhe do të ndjekin nënkalimin për në rrugën e vjetër Vorë-Maminas.

Në ditën e tretë punimeve do të jenë në segmentin Maminas-Sukth, ku mjetet do të devijohen në Degëzimin Maminas për në rrugën dytësore Maminas-Sukth.

Në ditën e katërt punimet do të vijojnë në segmentin Maminas-Kryqëzimin e Shkozetit e mjetet do të devijohen në Degëzimin Sukth për në rrugën dytësore Sukth-Shkozet.

Në ditën e pestë punimet do të vijojnë në segmentin Shkozet-Ura e Dajlanit, ku mjetet do të devijohen në Degëzimin e Shkozetit për në rrugën dytësore Shkozet-Durrës.

Faza e dytë e punimeve do të jetë drejtimi Ura e Dajlanit Durrës-Qafë Kashar, ku do të ndiqet i njëjti grafik punimesh dhe devijime trafiku, por me drejtimin nga Ura e Dajlanit-Qafë Kashar.

Ky grafik mund të ketë ndryshime në rast të motit të papërshtatshëm, me reshje shiu, për të cilat do të bëhet vlerësimi dhe njoftimi paraprak për publikun.

Rekomandohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që për të shmangur trafikun e rënduar të zgjedhin rrugë të tjera alternative

Njoftimi i ARRSH:
Fillojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike në aksin:

“Autostrada Tiranë–Durrës, segmenti Qafë Kashar–Ura e Dajlanit”.
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e mërkurë, datë 7 prill 2021, ora 08:00 në mëngjes, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të realizohen punime në rrugë si më poshtë vijon:

FAZA E PARË DREJTIMI QAFË KASHAR-URA E DAJLANIT DURRËS

1. Dita e parë e punimeve në segmentin Qafë Kashar-Vorë. Punimet do të fillojnë në Qafë Kashar me drejtim për në Vorë.

Mjetet do të devijohen në Qafë Kashar, degëzimi për Rinas dhe në rrugën dytësore.

2. Dita e dytë e punimeve në segmentin Vorë-Maminas.
Mjetet do të devijohen në Vorë pranë mbikalimit të këmbësorëve (Karburant Kastrati) për në rrugën dytësore dhe do të ndjekin nënkalimin për në rrugën e vjetër Vorë-Maminas.
3. Dita e tretë e punimeve në segmentin Maminas-Sukth.
Mjetet do të devijohen në Degëzimin Maminas për në rrugën dytësore Maminas-Sukth.
4. Dita e katërt e punimeve në segmentin Maminas-Kryqëzimin e Shkozetit.
Mjetet do të devijohen në Degëzimin Sukth për në rrugën dytësore Sukth-Shkozet.
5. Dita e pestë e punimeve në segmentin Shkozet-Ura e Dajlanit.
Mjetet do të devijohen në Degëzimin e Shkozetit për në rrugën dytësore Shkozet-Durrës.

FAZA E DYTË DREJTIMI URA E DAJLANIT DURRËS-QAFË KASHAR
Për këtë fazë do të ndiqet i njëjti grafik punimesh dhe devijime trafiku, por me drejtimin nga Ura e Dajlanit-Qafë Kashar. Ky grafik mund të ketë ndryshime në rast të motit të papërshtatshëm, me reshje shiu, për të cilat do të bëhet vlerësimi dhe njoftimi paraprak për publikun.
Rekomandohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që për të shmangur trafikun e rënduar të zgjedhin rrugë të tjera alternative.

Kryerja e punimeve konsiston në sa më poshte:

Punime për riparimin e shtresës asfaltike në segmentin rrugor “Qafë Kashar–Ura e Dajlanit” në të dyja drejtimet.

Gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të Miratuar.

Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 07.04.2021 deri në datë 21.04.2021

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar, për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren.

E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!