Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë (SFPSH) është gati për një suprizë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i saj, Andi Lila, zbulon se ka nisur rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit dhe me datë 14 mars do të merret vesh surpriza për një ish-futbollist shqiptar.
“Luajtëm dhe po rindërtojmë! Me 14 mars 2020 do të jetë një surprizë mbresëlënëse për një ish futbollist që e kishin harruar për 20 vite,sindikata do te jetë gjithmonë dhe në çdo kohë te ndihmoje futbollistet dhe ish futbollistët ne nevoje. Misioni ka filluar“, lexohet në postimin e SFPSH.
Kjo e fundit organizoi Ndeshjen e Solidaritetit me 10 janar. Në “Air Albania” zbritën ish-lojtarë të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë, teksa të ardhurat e përfituara nga biletat do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë. /abcnews.al