Nis revolucioni te Barcelona, një mesfushor drejt Sevilla

schedule15:25 - 31 Gusht, 2020

schedule 15:25 - 31 Gusht, 2020

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, është drejt largimit nga katalanasit. Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, kroati është shumë pranë rikthimit te Sevilla.

32-vjeçari pritet të firmosë një kontratë tre vjeçare me ish-klubin e tij. Madje sipas asaj që raporton “Marca”, Rakitic tashmë po kryen testet mjekësore tek Sevilla.

Mesfushori u transferua tek Barcelona në vitin 2014, ku deri më tani ka luajtur 200 ndeshje në të gjithë kompeticionet. Ivan ka shënuar dhe 25 gola me fanellën blaugrana. Ndërkohë revolucioni tek Barcelona sapo ka filluar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!