Nis provimi për shkollën bazë të policisë

schedule15:40 - 4 Shtator, 2019

schedule 15:40 - 4 Shtator, 2019

Mbi 2 mijë të rinj kanë zgjedhur që në të ardhmen të shërbejnë në radhët e policisë së shtetit. Testimi për 500 vende pune në patrullën e  përgjithshme u zhvillua në dy faza të ndara dhe testimi u krye nën monitorimin e kamerave.

Në total numri i fituesve për patrullën bazë të policisë së shtetit është 500 aplikantë.

Në orën 7: 30 minuta të mëngjesit të së mërkurës u hap faza e parë për garuesit e qarqeve Tiranë, Durrës, Berat dhe Fier.

Altini nga Berati ka mbaruar shkollën e lartë në Fakultetin e Drejtësisë por ai shpreson që pas garës të jetë fitues dhe t’i shërbeje në të ardhmen komunitetit të tij.

Për disa konkurentë pyetjet me shkrim ishin të thjeshta. Por, të tjerët pranojnë testimi ishte i vështirë.

Konkurentët ishin ndarë në dy grupe për shkak të numrit të lartë të aplikantëve. I pranishëm ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si edhe kreu i akademisë së Siguirisë, Bilbil Mema.

I gjithë procesi i testimit me shkrim ishte i monitoruar me kamera. Ndërkohë, telefonat celular dhe pajisjet smartfone nuk u lejuan gjatë momentit të zhvillimit të provimit.

Ky është hapi i parë që konkurentët të behën pjesë e patraullës së përgjitheshme të policisë së shtetit.

Korrigjimi i testit bëhet me skandron dhe përgjigjet afishohen menjëherë në Pallatin e Kongreseve. Çdo konkurent, në fund të çdo faze konkurimi, në rast se nuk është dakord me rezultatin, ka të drejtën e ankimimit brenda dy ditëve.

Gazetar i ABC News: Andi Qosja

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!