Nis procesi gjyqësor për grupin e Habilajve

schedule11:01 - 15 Prill, 2019

schedule 11:01 - 15 Prill, 2019

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur gjykimi për grupin e Habilajve të akuzuar për narkotrafik. Por seanca e parë, e thirrur paraditen e sotme ka dështuar, për shkak të mosnjoftimit të të pandehurve.

Moisi Habilaj dhe disa pjesëtarë të tjerë të grupit të tij ndodhen në arrest në Itali, ku po gjykohen për të njëjtat vepra penale.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka bërë njoftimet në Vlorë, duke angazhuar policinë dhe duke kërkuar edhe ndihmën e Interpol, por ende nuk ka marrë një përgjigje. Në këto kushte, deri në njoftimin zyrtar të të pandehurve, gjykata shtyu seancën për në 30 Prill.

I vetmi që ndodhet në Shqipëri nga të pandehurit e kësaj dosjeje është Armando Koçerri, i cili u arrestua së bashku me Nazer Seitin në Vlorë. Seiti më pas u ekstradua në Itali, ku i është nënshtruar procesit gjyqësor që po zhvillohet për trafik droge./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!