Nis peticioni për pranimin e Kosovës në Eurovision

schedule15:20 - 25 Maj, 2021

schedule 15:20 - 25 Maj, 2021

Ka nisur një peticion për pranimin e shtetit të Kosovës në festivalin e muzikës europiane, “Eurovision”.

Ka qenë gazetari Albert Limani që ka bërë hapin e parë për krijimin e këtij peticioni.

Nismëtari kërkon mbështetjen e qytetarëve të cilët duke nënshkruar këtë peticion ndihmojnë në arritjen e qëllimit, dërgimit të Kosovës në Eurovision 2022.

Eurovisioni mbaroi për këtë vit, por jo edhe angazhimi jonë për ta çuar Kosovën vitin e ardhshëm në Itali. Duke vlerësuar rëndësinë e zërit të qytetarëve, kërkojmë nga ju që të na mbështesni duke nënshkruar këtë peticion i cili ka për qëllim ta dërgojë Kosovën në Eurovision 2022. Kosova tashmë është pjesë e organizatave të mëdha dhe është koha që edhe Rrjeti i Transmetuesve Evropian (EBU) t’i hapë dyert për Kosovën (RTK)”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë për të nënshkruar këtë peticionin, mund të klikoni KËTU.

Kujtojmë që Kosova tashmë është pjesë e organizatave të tilla si; UEFA, FIFA dhe Lojërat Olimpike dhe është radha e EBU për të hapur dyert për shtetin e ri./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!