Kadastra e Durrësit është futur në një proces të thellë spastrimi pas një sërë problematikash e skandalesh.
Kreu i agjencisë së Kadastrës shqiptare Artan Lame tha se ky institucion po përballet me shumë probleme dhe tashmë ka nisur ristrukturimi ndërsa dokumentet janë transferuar në Tiranë
Gjatë këtij viti kadastra shqiptare ka nisur digjitalizimin e arkivave. Sipas Lames bëhet fjalë për një arkiv me rreth 50 milionë dokumente që do t’i nënshtrohen këtij procesi delikat
Për të mbështetur digjitalizimin e dokumenteve të pasurive të paluajtshme qeveria ka miratuar ngritjen e Qendrës së Kadastrës Digjitale. Kjo qendër do të punësojë një trupë punonjësish të rinj, prej rreth 230 vetash.
/Abcnews.al