Nis numërimi për votën e diasporës/ Celibashi ‘fal’ sërish PD: Nuk numërohen votat e Greqisë

schedule01:19 - 12 Maj, 2025

schedule 01:19 - 12 Maj, 2025

Ka rinisur procesi i numërimit për votat e Diasporës. Megjithatë KQZ ka dalë me një vendim të fundit, duke bërë të ditur se votat e emigrantëve të Greqisë do të lihen mënjanë, duke pranuar në këtë mënyrë kërkesën Partisë Demokratike për ndarjen e votave të Greqisë.

###

Më herët në parkun Olimpik u hapen kutitë e para të votimit të shqiptarëve të Diasporës, si edhe zarfet që i takojnë qarqeve të Kukësit dhe Korçës.

Por sipas raportimeve, në parkun Olimpik Partia Demokratike ka kërkuar që votat e ardhura nga Greqia të ndahen veçmas. Për momentin KQZ ka ndalur punën, ndërkohë që Taulant Balla e ka cilësuar këtë proces si të jashteligjshëm, ndërkohë që pritet në minutat në vijim të qartësohet situata.

Komisioni i administrimit të votave nga jashtë po vlerëson sesi do të vijojë procesi. Duke nisur që janë në numër të barabartë antarët e forcave politike, vendimarrja finale i takon Celibashit i cili pritet të jap për pak çaste vendimin e tij. Ndërkohë, sapo ka mbërritur edhe deputeti i PD Flamur Noka.

Noka ka kërkuar me tone të larta që eksponentë të PS të mos prekin asnjë votë dhe duke porositur komisioner të PD të mos numërohet asnjë votë nga Greqia. Në këtë moment është pezulluar nxjerrja e votave dhe numërimi i atyre nga Diaspora.

Votat e ardhura nga shteti grek kanë arritur në mbi 52 mijë vota. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!