Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nis numërimi në Elbasan, dalin rezultatet e para në Cërrik dhe Belsh

schedule02:02 - 26 Prill, 2021

schedule 02:02 - 26 Prill, 2021

Ka nisur numërimi i votave në Bashkinë e Elbasanit. Gazetari i ABC, Aldo Kozarja raporton se në KZAZ nr 49 dhe 50 po punohet me katër grupe numërimi ndërsa në atë me numër 47, që është dhe më e madhja e Bashkisë së Elbasanit janë 101 kuti që ende vijojnë në pritje.

Përsa i përket Bashkisë së Cerrikut, gazetari tha se janë hapur 5 kutitë e para, nga të cilat ka përfunduar numërimi në dy prej tyre. Deri më tani në avantazh është PS-ja me 290 vota, PD me 104 dhe LSI me 29 vota.

Përsa i përket Belshit, janë numëruar 4 kutitë e para. Aktualisht PS ka 462 vota dhe PD 399 vota. Përsa i përket LSI-së ende nuk ka marrë asnjë votë në këtë bashki. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!