Nis në Japoni periudha e re “Reiwa”

schedule13:50 - 1 Prill, 2019

schedule 13:50 - 1 Prill, 2019

Në Japoni ka nisur periudha e re “Reiwa”, ndërsa në 1 Maj në fron do të ulet perandori i ri Nahurito. Kryeministri japonez Abe shpjegoi se domethënia e saj është se një kulturë lind dhe ushqehet, kur njerëzit jetojnë së bashku në harmoni.

Fjala e ditës sot në Japoni është “Reiwa”. Deklarata historike u dha në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror vendas mëngjesin e të hënës.

“Periudha e re që do të nisë në 1 Maj në uljen në front ë perandorit Naruhito, do të quhet “Reiëa””.

Fjala nënkupton konceptin e paqes dhe mirëqenies sociale. Sipas kryeministrit japonez Shinzo Abe, domethënia e saj është se një kulturë lind dhe ushqehet, kur njerëzit jetojnë së bashku në harmoni. Ky emër, sipas tij, synon të shënojë fillimin e një periudhe shprese.

Emri u zgjodh nga qeveria pas një seleksionimi të gjatë dhe vjen nga një koleksion poezish japoneze të shekullit të shtatë. Vendimi është i rëndësishëm pasi japonezët e ndajnë historinë e tyre në periudha.

Periudha aktuale, paqe kudo, nisi në 8 Janar të vitit 1989 me uljen në front ë perandorit aktual Akihito. 85-vjeçari do të abdikojë nga froni në 30 Prill në favor të princit Nahurito.

Prova e parë e periudhës së re do të jetë lojërat olimpike të vitit 2020, me anë të të cilave Japonia do të përpiqet të dalë nga një periudhë e vështirë e karakterizuar nga cunami dhe incidenti bërthamor Fukushima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!