Nis në Francë fushata elektorale për zgjedhjet Parlamentare Evropiane

schedule10:50 - 14 Maj, 2019

schedule 10:50 - 14 Maj, 2019

Edhe në Francë ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet Parlamentare Evropiane. Por përplasjet politike në vend duken më shumë të përqendruara mes ekstremit të djathtë të  Marine Le Pen dhe partisë së presidentit Macron.

Temat evropiane janë lënë mënjanë, në një kohë që përplasja politike për çështjet kombëtare është në kulmin e saj. Edhe në Francë fushata elektorale për rinovimin e parlamentit evropian, gërshetohet me përplasjen e politikës së brendshme. Në këtë mënyrë ekstremi i djathtë i bashkimit kombëtar, të Marine Le Pen kërkon vota për të mundur presidentin Macron; duke e servirur këtë votë si një lloj referendum për kreun e Elizesë.

Një strategji nga e cila duan të distamcohen republikanët, trashëgimtarët politikë të golizmit. Kryesuesi i listës, Fransua Ksavier Belami, synon të marrë votat e qendrës dhe akuzon të tjerët se shqetësohen vetëm për të mundur ekstremin e djathë. Ndërsa sipas tij republikanët synojnë të zgjidhin problemet e francezëve.

Nga përplasja mes Macron dhe ekstremit të djathtë, distancohen dhe kandidatët e Franca e panënshtruar, lëvizja e së majtës e drejtuar nga Zhan Lul Melenshon. Sipas tyre këto zgjedhje parlamentare rrezikojnë të merren peng nga një lloj dueli. Një duel që nuk ka asnjë tipar për të qenë i tillë, por më shumë ngjan si një duet. Markon dhe Republika në Marshim thërret “Ose ne, ose kaosin, pa e kuptuar që Franca tashmë e ka dhe atë dhe kaosin”.

Edhe të gjelbërit bëjnë apel që tema e ditës te jetë Evropa, duke propozuar që të bllokohet tendenca euroskeptike, e cila prej kohësh është pjesë e elektorateve të ndryshme. Sipas tyre këto janë zgjedhjet e shekullit pasi prej pesë vjetësh Evropa po shpërbëhet: Brexit, Salvini, Orban dhe derivatet e tyre

Në votimin në Francë, ashtu si dhe në vendet e tjera, faktori më i rëndësishëm dhe domethënës mbetet ai i pjesëmarrjes./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!