Një vit nga takimi i parë, të hënën e 27 gushtit kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn takohen sërish në ambientet e vilave qeveritare në Durrës. Kryeministri Edi Rama ka pritur në Durrës Kryeministrat e vendeve të Ballkanit për takimin informal që do të mbahet me temë “integrimi i ekonomisë rajonale”.
Në fokus të samitit do të jenë krijimi i një vizioni të përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit europian, zbatimin dhe Fuqizimin e Zonës Ekonomike Rajonale; Marrëveshjen për komunikimet Roaming si dhe fillimin e negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale. Ardhja e delegacioneve u bë rreth orës 09.40 dhe pas fotos familjare pritet të fillojë sesioni i samitit, i cili është parashikuar që të vijojë të paktën dy orë. Rreth mesditës është parashikuar një konferencë për shtyp me gazetarë vendas dhe të huaj. Zhvillimet kryesore të këtij samiti do të përcillen drejtpërdrejt edhe nga ekrani i ABC News. /abcnews.al