Sapo ka nisur në ekranin e ABC, spektakli më i ri i humorit në Shqipëri “Kosherja”.
Vëmendjen më të madhe e kanë marrë dy moderatorët, Bes Kallaku dhe Jona të cilët do të shoqërojnë të dielat e shqiptarëve në çdo familje.
Ky projekt është një rikthim Altin Bashës si autor dhe i regjisorit Elton Papuçiu, të cilët kanë premtuar shumë surpriza.
LEXO EDHE: “Kosherja” nis sonte në ABC, zbulohen “të pathënat” e spektaklit që riktheu emrat e njohur shqiptarë
Edhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Sapo janë hapur dritat e skenës dhe menjëherë zëri i Besit i ka bërë që të gjithë të qeshin.
Raporti mes dyshes Kallaku-Spahiu është reflektuar që në momentin e parë, duke konfirmuar se kjo e sotmja do të jetë një mbrëmje e gjatë argëtimi. l.k/abcnews.al