Nis ndërtimi i “Yacht Marina”/ ABC News, në kantierin gjigand në Durrës

schedule15:33 - 23 Shtator, 2023

schedule 15:33 - 23 Shtator, 2023

“Disa muaj pas nenshkrimit te marreveshjes, ka nisur zbatimi i projektit Durres Yatch Marina. Investimi gjigand prej 2 miliarde euro do shtrihet ne 450 ha dhe pritet te siguroje 12 mije vende pune.”

Marrëveshja per portin turistik dhe ate te jahteve  mes qeverisë shqiptare dhe Eagle Hills Real Estate Development, të përfaqësuar nga Mohamed Alabar u nenshkrua ne janar te ketij viti. Kryeministri Rama pas nënshkrimin zyrtar të kontrates theksoi rëndësinë ekonomike të projektit.

“Pas nënshkrimi te marrëveshjes sot, ky process përfundon dhe më pas do të nisë një process tjetër, ai i celjes së kantierit, i fillimit të punës dhe i hapjes së një fronti të rëndësishëm të punësimit”

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku pas përfundimit të procedurave tha se Durrës Yatch Marina do e kthejë qytetin  në një pikë reference të Ballkanit Perëndimor dhe të Mesdheut.

Faza e parë e punimeve për dy ndërtesat e para të projektit gjigand është parashikuar të zgjasë dy vjet, ndërsa administratori në kompaninë me kapital shtetëor që përfaqëson shtetin shqiptar në bashkëndërtimin e Portit të ri të Durrësit na njeh me më shumë detaje.

Aludimeve për shitjen e banesave pa nisur ndërtimi, Hereni ju jep një përgjigje përfundimtare.

Administrator i Albanian Seaports Development Company

Në 2020, Qeveria shqiptare miratoi një strategji ambicioze për transportin detar që përfshin një plan investimesh për të konsoliduar dhe përmirësuar infrastrukturën portuale në mbarë vendin.

“Teksa punimet ne Port kanë nisur, në të majtën dhe në të djathtën time ndodhen dy maketet, të cilët paraqesin sesi do të duken vizualisht blloqet e banimit por edhe të bizneseve në Durres Yatch Marina’.

Në përfundim të Durres Yatch Marina, në territorin e portit do të ndërtohen 13 mijë apartamente, si dhe hotele luksoze, duke sjellë një standard të ri në komplekset shqiptare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!