Nis ndërtimi i rrugës së kalasë së Beratit, kryebashkiaku: Përmirësohet kalimi i makinave dhe ai i banorëve

schedule15:27 - 27 Shkurt, 2021

schedule 15:27 - 27 Shkurt, 2021

Kalaja e Beratit është një nga asetet historikë dhe kulturore më të vizituara nga turistët. Por rruga që të çon në këtë kala ka qenë e amortizuara dhe shumë e ngushtë. Për t’ju lehtësuar udhëtimin vizitorëve por dhe banorëve përreth siç duket nga pamjet, puna për rehabilitimin e saj ka nisur.

“Kjo rrugë ka qenë me problematike përveçse ka qenë totalish e amortizuar, ka qenë një rrugë shumë e ngushtë dhe ka qenë një nga shqetësimet me kryesore që ne kemi pasur nga operatoret turistik për çështje të sigurisë. Autobusët e kanë pasur shumë të vështirë shkëmbeheshin në këtë rrugë. Kjo rrugë parashikon zgjerim, parashikon trotuar, parashikon ndriçim ku do të përmirësojë jo vetëm kalimin e makinave, por edhe të banorëve dhe turistëve të cilët do ta përshkojnë në këmbë apo me mjete atë.”

Sipas kryebashkiakut të Beratit, Ervin Demo për zgjerimin e rrugës më herët u shpronësuan dhe pronarët. Përfundimi i punimeve është parashikuar para nisjes së sezonit turistik.

“Ne shpresojmë që kjo rrugë të mbarojë në pak muaj ku në muajin prill kjo rrugë do të jetë gati e përfunduar, ku mjetet do të kalojnë lirshëm në këtë rrugë. Kjo rrugë është me një rëndësi strategjike për qytetin, pasi garanton një akses shumë të mirë të Kalasë se qytetit që është një nga asetet më të vizitueshme nga turistët.”

Segmenti nga ish-rezervat e shtetit deri tek lapidari pranë kalasë po kryhet me fonde të qeverisë shqiptare me një vlerë prej 300 milionë lekë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!