Nis me probleme fushata presidenciale e DeSantis, lidhja në Twitter ndërpritet disa herë

schedule08:43 - 25 Maj, 2023

schedule 08:43 - 25 Maj, 2023

Mënyra e re e guvernatorit të Floridës Ron DeSantis për të nisur fushatën e tij presidenciale 2024, nëpërmjet një ngjarje të drejtpërdrejtë në Twitter me një nga biznesmenët më të famshëm në botë, hasi disa probleme të mërkurën për shkak të ndërprerjes së internetit.

Por problemet, të cilat detyruan dhe pronarin e Twitter, Elon Musk të largohej  u bë një temë diskutimi mbi çështjet e luftës politike dhe kulturore.

DeSantis kishte planifikuar të fillonte fushatën vetëm me audio me Musk në orën 18:00 të mërkurën, megjithëse problemet dhe përplasjet e përsëritura penguan nisjen e fushatës në Twitter Spaces për gati 30 minuta.

Në një moment, Spaces u mbyll papritmas dhe më pas rinisi sërish pas problemeve të shumta. Musk sugjeroi gjatë transmetimit se problemet ishin për shkak të një defekti në serverët e platformës. Rinisja e ngjarjes, u zhvillua relativisht pa probleme për më shumë se një orë.

Pasi DeSantis mbajti një fjalim të shkurtër rreth arsyes pse ai vendosi të kandidojë për president, ngjarja u nda në një seancë të moderuar pyetje-përgjigje ku ai trajtoi tema duke përfshirë COVID-19, luftën e tij ligjore me Disney, mediat dhe imigracioni.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!