Nis më 20 Gusht pelegrinazhi në malin e Tomorit, Klosi: Kemi marrë masat

schedule22:00 - 12 Gusht, 2019

schedule 22:00 - 12 Gusht, 2019

Nga data 20 Gusht nis pelegrinazhi i shenjtë i besimtarëve bektashinj në malin e Tomorit, të cilit i bashkohen edhe qindra qytetarë të tjerë si dhe turistë të huaj. Ministri Klosi, ka garantuar marrjen e një sërë masash për të ofruar shërbimet e duhura për qytetarët përgjatë ditëve festive.

Në prag të nisjes së pelegrinazhit të shenjtë në Malin ne Tomorit, e njohur ndryshe si Festa e “Abaz Aliut”, ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ka zhvilluar një takim në Prefekturën e Beratit, për masat që do të merren për menaxhimin e ditëve të pelegrinazhit.

Një tjetër plan masash po hartohet në bashkëpunim me policinë për të bërë të bërë të mundur sigurimin e qetësisë publike përgjatë ditëve festive. Ministri KlosI tha se do të ofrohet edhe shërbim i shtuar shëndetësor.

Gjatë ditëve të pelegrinazhit në malin e Tomorit, turistëve do të ofrohen një sërë aktivitetesh social- kulturore në qytetin e Beratit dhe bashkitë e tjera të këtij qarku. Pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj në Tomor, të cilit i bashkohen edhe mijëra qytetarë të tjerë si dhe turistë të huaj, zhvillohet nga data 20 deri më 25 Gusht. Kurbani në majën e Kulmakut është një nga ritualet më të rëndësishme të festës së “Abaz Aliut”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!