Rriten rastet dhe të vdekurit nga koronavirusi, Komiteti Teknik nuk ashpërson masat

schedule11:08 - 25 Shkurt, 2021

schedule 11:08 - 25 Shkurt, 2021

Ka nisur ditën e sotme mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për situatën e koronavirusit në vend.

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico, tha se është vënë re një prekje e moshave të reja nga kjo sëmundje, ndërsa apeloi që qytetarët të drejtohen tek mjeku i familjes për çdo shenjë të dyshimtë që lidhet me koronavirusin.

Lexo edhe: Rakacolli: Nuk ndryshon ora policore, masat kufizuese do të qëndrojnë në fuqi

“Kjo është një apel se ne nuk e kemi përfunduar këtë betejë dhe përpos këtyre shifrave na bëjnë ne të ngelemi. Fillimi i vaksinimit me një total mbi 9 mijë të vaksinuarish, është fillimi i një rrugëtimi për të parë dritë në fund të tunelit por në këtë moment ne nuk duhet të vetëkënaqemi por të zbatojmë të gjithë masat. Nëse keni shenja me Covid- 19 drejtojuni mjekut të familjes nëse jeni në gjendje të rëndë drejtojuni mjekut të familjes”, tha Fico.

/abcnews.al/