Nis mbledhja e Komisionit Hetimor për 25 prillin, debate për rendin e ditës

schedule10:30 - 22 Tetor, 2021

schedule 10:30 - 22 Tetor, 2021

Ka nisur me debate mbledhja e Komsionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Mbledhja e sotme vjen pas përplasjes prej dy ditësh për të përcaktuar orarin.

Mirëpo, edhe sot ka nisur me debate, pasi nënkryetari Toni Gogu kërkoi që të miratohet në parim rregullorja dhe të votohet rendi i ditës. Por deputeti i PD-së Gazment Bardhi thotë se nuk votohet rendi i ditës në komision.

“Jemi dakord që vazhdojmë me shqyrtimin e rregullores, propozojmë që diskutimi i rregullores të vijojë me miratimin në parim të rregullores dhe pastaj me miratimin nen për nen të saj. Rendi i ditës të votohet,” u shpreh Gogu.

“Nuk votohet rendi i ditës në Komision, miratimi i rregullores janë çështje që duhet të ishin zgjedhur më parë,” iu përgjigj Bardhi.

Pjesë nga diskutimi:

Toni Gogu: Ne drejtojmë së bashku këtë komision, detyrohem për shkak se vazhdoni që të uzurponi të drejtën për të vendosur rendin e ditës dhe ecurinë e mbledhjes. Në mënyrë të njëanshme po shpërndani kohën kemi humbur 30 minuta nga propozimi i bërë për të hedhur në votim rregulloren. Duam një ors e më parë ti hapim rrugë votimit. Ju doni të mbani diskutime3 të gjata. Kemi propozuar që të hidhet rregullorja në votim. Ju vazhdoni tërësisht ju, ne mbledhjen e thërrasim bashkë dhe ju përsëri nuk e bëni këtë gjë. Shpërndani kohën dukshëm, Salianji luan rolin e relatorit që paskeni propozuar ju. Qytetarët po presin hetimin e zgjedhjeve dhe ju po i bëni pis pa nisur hetimi.

Enkelejd Alibeaj: Ne pala jonë kemi të gjithë vullnetin dhe do ta bëjmë hetimin e3 zgjedhjeve. Kjo nuk do të thotë që nuk do të re3spejtoj rregulloren për mënyrën si do të bëhet mbledhja. Skam ndërmend ti kufizoj të drejtën e fjalës askujt, kërkuat fjalën ua dhashë.

Gazment Bardhi: Të mos vazhdojmë me këtë historinë e rendit të ditës. Nuk na e caktoni ju. Zoti kryetar po respekton rregulloren, diskutohet njëherë në parim, pastaj hidhet në votim. Këtë e bënë zonja Bushka në Komision të Ligjeve. Kjo është procedura parlamentare.

g.v/abcnews.al