Nis “Marshi i Demokracisë” në Bjellorusi

schedule13:23 - 8 Nëntor, 2020

schedule 13:23 - 8 Nëntor, 2020

Protestuesit kundër qeverisë janë mbledhur më 8 nëntor në Minsk, për të 13-ën të diele me radhë, duke kërkuar dorëheqjen e Alyaksander Lukashenkos dhe zgjedhje të reja. Kjo rezistencë e qytetarëve konsiderohet e pashembullt dhe po vazhdon nga 9 gushti.

Pjesëmarrësit e marshit të titulluar, Marshi i Demokracisë kanë valëvitur flamujt bardhë e kuq dhe çadrat me këto dy ngjyra, që janë kthyer të simbol të opozitës.

Në qendër të Minskut është thënë se ka prezencë të madhe të policisë.

Forcat e sigurisë është raportuar të kenë ndaluar disa persona vetëm disa minuta pasi ka nisur marshi. Qasja në internet është kufizuar në telefonat mobilë nga mëngjesi i së dielës.

Disa stacione të metrove janë mbyllur një orë para marshit, duke cituar “sigurinë e pasagjerëve”. Këto protesta vijnë pasi policia ka ndaluar dhjetëra profesionistë mjekësorë në një protestë të paautorizuar kundër Lukashenkos një ditë më parë.

Opozita dhe Perëndimi besojnë se procesi zgjedhor i 9 gushtit është manipuluar. Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet nga viti 1994 ka kundërshtuar akuzat dhe ka hedhur poshtë thirrjet e opozitës për të dhënë dorëheqje.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja dhe shtete tjera, kanë refuzuar të njohin Lukashenkos si lider legjitim të Bjellorusisë.

Ndërkohë BE më 6 nëntor, ka shtuar Lukashenkon, djalin e tij, Viktar dhe 13 zyrtarë tjerë në listën e zezë të zyrtarëve bjellorusë, për rolin e tyre në falsifikimin e votave dhe shtypjes së protestave nga ana e qeverisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!