Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nis legjislatura e re parlamentare/ Në sallë diplomatë të huaj dhe përfaqësues të klerit në Shqipëri

schedule10:25 - 12 Shtator, 2025

schedule 10:25 - 12 Shtator, 2025

Nisin punimet për legjislaturën e 11-të të Kuvendit. Seanca e parë u çel nga deputeti më i vjetër në moshë, Vasil Llajo.

Në seancë janë 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Të pranishëm në sallë janë edhe diplomatë të huaj dhe përfaqësues të klerit në vend.

Mes diplomatëve, seancën e ndjek edhe e ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn.

Nga përfaqësues të klerit, në Kuvend ndodhen edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi dhe kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!