Nis largimi i emigrantëve nga Porti i Durrësit

schedule10:22 - 4 Janar, 2018

schedule 10:22 - 4 Janar, 2018

Me mbarimin e festave të fundvitit ka nisur kthimi i shtetasve shqiptar drejt vendeve ku ata punojnë dhe jetojnë. Nga porti i Durrësit një natë më parë janë nisur katër tragete drejt portit të Barit në Itali, me afro 1700 shtetas si dhe 900 automjete. Për të përballuar fluksin në ikje, policia e kufirit në bashkëpunim me autoritet e tjera portuale, po punon me kapacitet të plote. Pavarësisht numrin në rritje të shtetasve shqiptarë që largohen nga vendi ynë nuk janë shënuar radhë të gjata në kryerjen e procedurave. Në ditët në vijim, sipas autoriteteve, numri i shtetasve shqiptarë që largohen pritet të trefishohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!