Nis kremtimi i Pashkës, besimtarët i drejtohen Kishave për Meshën e Shenjtë

schedule23:13 - 19 Prill, 2025

schedule 23:13 - 19 Prill, 2025

SHQIPËRI- Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë festën e Pashkës, që është momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës.

Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjallje që simbolizon besimin te Zoti, shpresën për të gjithë besimtarët.

Gazetarja e ABC News, Gerta Vasku, raporton se besimtarët i janë drejtuar Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” për të pritur meshën e shenjtë.

“Mesha e shenjtë ka nisur në këto momente dhe do të  vijojë deri pas mesnate. Ajo do të udhëhiqet nga kryepeskopi Joan Pelushi, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, raportoi gazetarja.

Po ashtu “Mesha e Shenjtë” po mbahet edhe në Katedralen Katolike “Shën Pali” në Tiranë, e cila siç raportoi gazetarja Xhoana Çallaku po drejtohet nga kreu i Kishës, imzot Arjan Doda.

Festa e Pashkës, çfarë duhet të dini për këtë festë

Festa e Pashkës po kremtohet edhe në Korçë. Festa e Pashkëve katolike që shënon ditën e ringjalljes së Jezu Krishtit, është një festë e lëvizshme, që do të thotë se nuk ndodh në të njëjtën datë çdo vit. Pashkët llogaritet në bazë të fazave të hënës dhe ardhjes së pranverës.

Përcaktimi i datës së Pashkës.

Në vitin 325 pas Krishtit, Këshilli i Nikesë, i cili u pajtua me parimet themelore të krishterimit, krijoi një formulë për datën e Pashkëve si të dielën pas hënës së plotë të Pashkës, e cila është hëna e plotë që bie mbi ose pas ekuinoksit të pranverës.

Në praktikë, kjo do të thotë që Pashkët janë gjithmonë të dielën e parë pas hënës së parë të plotë që bie më ose pas 21 marsit. Pashkët mund të shfaqen që në fillim të 22 marsit dhe deri më 25 prill, varësisht se kur ndodh hëna e plotë e Pashkës.

Abc News uron të gjithë besimtarët: Gëzuar festën, Pashkë të bardha dhe begati në familjet tuaja!

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!