Seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja kërkon materialet! Prokuroria: Gati në qershor

schedule12:20 - 19 Maj, 2021

schedule 12:20 - 19 Maj, 2021

Këtë të mërkurë është zhvilluar konferenca e pestë në Gjykatën Speciale, për çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në këtë mbledhje mbrojtja e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit ka kërkuar disponimin e materialeve, për shkak se kërkojnë kohë për përgatitje.

Në përgjigjen e saj, Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se deri në qershor do t’i kenë të plota materialet për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare.

“Materialet që janë kërkuar do t’i jepen mbrojtjes dhe ata do ta shikojnë vetë se nga cilës agjenci janë marrë informacionet”.

Ndërsa avokati i Thaçit, Pierre Richard Prosper, në seancën e sotme deklaroi se informacionet e ofruara nga Prokuroria nuk janë të plota.

“Informacioni që është vënë në dispozicion është pothuajse i palexueshëm. Dokumentacioni që na është dhënë nuk është i plotë, është i një kualiteti shumë të dobët. Besojmë që duhet nxjerrë më shumë informacion”, theksoi Prosper.

Sakaq nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar po hetohet për krimet e pretenduara se janë kryer nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë në janar të vitit 1998.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!