Nis java e arkivave të hapura, ku vizitorë të shumtë kanë parë nga afër Kodikun unik të Beratit dhe fermanët osmanë. Krahas ekspozimit të objekteve të rëndësishme vizitorët u njohën nga afër me proceset e punës që kryhen në Arkivin Qendror Shtetëror, si sektori i vendruajtjes, përpunimit, mikrofilmimi, digjitalizimi dhe restaurimi i dokumenteve arkivore. Java “Arkivat e Hapura “ u çel në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu . Vizitorët të cilët kanë kureshtje do mund të shohin nga afër dokumenta dhe objekte të rëndësishme deri më 22 dhjetor në Drejtorinë e Përgjithshme e Arkivave./abcnews.al