Nis grumbullimi i protestuesve për teatrin para ministrisë së Brendshme

schedule19:38 - 22 Maj, 2020

schedule 19:38 - 22 Maj, 2020

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka njoftuar mbajtjen e një proteste pasditen e sotme. Prej disa minutash ka nisur grumbullimi i protestuesve.

Ndërkohë, gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews.al se ka prezencë të paktë të forcave të policisë.

Efektivët e policisë janë pozicionuar përreth godinës së ministrisë së Brbdshme. Kjo është protesta e tretë e artistëve dhe aktivistëve në Tiranë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Po ashtu pasditen e sotme u në Durrës u mbajt po ashtu një protestë, ku anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar mblodhën firma për peticionin e tyre kundër ndërtimit të një teatri të ri. /abcnews.al