Analisti Frrok Çupi thotë se ish-presidenti Ilir Meta është kupola e krimit dhe bizneseve të pista, teksa Gjykata e Posaçme dërgoi në gjyq dosjen ndaj tij.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se në gjyq u dërgua e gjithë kupola e LSI.
Sipas Çupit, partia e Ilir Metës dhe Monka Kryemadhit është një organizatë kriminale.
“Gjykata Speciale ka vendosur që Ilir Meta, është kupola e këtij lloj krimi dhe bizneseve të pista, të fillojë çështjen gjyqësore ndaj tij. Në gjyq, u dërguan e gjithë kupola e LSI. Vetë Ilir Meta, zonja Kryemadhi, dhe babai i nënkryetares Xhixho. Mendoni një organizatë, që si të mos quhet organizatë kriminale. Konstatohet fakti se i vetmi rast që Ilir Meta u revoltua, gruaja e tij u bë më me humor të zi, ishte dita e sotme. Asnjëri prej tyre nuk e priste që GJKKO të fillonte çështje gjyqësore ndaj tyre. Ndaj Berishës dhe ndaj Metës, nuk do fillonin çështje gjyqësore. Çështja ndaj Berishës do të zvarritej. Druaj se SPAK është kthyer në institucion që lëviz nga shkon era”, theksoi ai./abcnews.al


