Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nis fluksi i ambulancave, për një muaj urgjencat nga Covid-19 i pret Infektivi

schedule15:48 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 15:48 - 15 Dhjetor, 2020

Ema Shazivari 

Duke nisur që nga kjo e martë, urgjencat spitalore COVID do të shkojnë në spitalin Infektiv. Për të eliminuar kaosin dhe radhët e gjata, ministria e Shëndetësisë ka vendosur një tabelë informuese për të gjithë familjarët e pacientëve, që kërkojnë informacion.

Për rreth një orë në spitalin Ifenektiv mbërritën 6 autoambulanca në urgjencë. Një prej tyre ishte nga Spitali i Burgut. Ndryshe nga koha e fluksit, familjarët shprehën më të kënaqur me shërbimin e mjekëve për të afërmit e tyre të shtruar.

“Jemi okej për çdo gjë. Kemi komunikuar me pacientin, kemi marrë informacione kemi dhënë ushqime, për çdo detaj…Shumë faleminderit shëndetësisë.”

Ndryshe paraqitet situata në spitalin “Shefqet Ndroqi” paraditen e së martës. Asnjë ambulancë nuk u paraqit në urgjencë. Disa pacientë kanë arritur të fitojnë betejën me virusin.

Para Sanatoriumit kishte shumë familjarë. Kjo grua është nga Cërriku. Ka të shtruar nënën që krahas Covid ka dhe diabet.

“Nga Cërriku na thanë ikni në Elbasan. Elbasani na tha ikni në Tiranë. Asgjë nuk di, asnjë nuk kthen përgjigje. Me kë do flasësh këtu.”

Në spitalin COVID-2, ende nuk janë vendosur tabletat për të realizuar komunikimin mes pacientëve dhe familjarëve të tyre. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!