Vetëm 21 minuta kanë mjaftuar për të zhbllokuar sfidën, ndaj Turqisë, me “Luzitanët” portugezë që kanë nisur festën e tifozëve të tyre, në mitikun e Dortmundit, “Signal Iduna Park”.
Një pasim i gjatë në zonë nga Nuno Mendes është kapur bukur në zonë nga Bernardo Silva, i cili me një goditje potente mposht portierin Bayindir, duke kaluar kështu në avantazh. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al

