Nis faza e dytë e Kongresit të PS, këndohet himni i Ukrainës

schedule12:14 - 9 Prill, 2022

schedule 12:14 - 9 Prill, 2022

Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur punimet në fazën e dytë. Fillimisht është luajtur himni shqiptar dhe më pas ai i Ukrainës, për të nderuar luftën që po zhvillohet.

“Është emocionues të dëgjohet në këtë sallë teksa këndohet himni i Ukrainës, për të na treguar kohën ku po jetojmë’, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, i cili hapi fjalimet.

Sipas agjendës, në këtë pjesë të dytë do të ketë diskutime politike. Konkretisht, kjo fazë ka të bëjë me punët e brendshme të partisë.

Sakaq, faza e parë e punimeve nisi në orën 09:30 të mëngjesit të sotëm. Pesë panele ishin vendosur në sheshin “Nënë Tereza”, ku ministra, deputetë dhe përfaqësues të PS zhvillua ndiskutime për disa çësjjtje. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!