Katërmbëdhjetë ambulanca kanë mbërritur në spitalin al Shifa për të evakuuar pacientët, ka thënë Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe. Organizata nuk tha se ku do të dërgoheshin pacientët, por duke marrë parasysh evakuimet e mëparshme ata janë transportuar në objektet në jug të Gazës.
?14 PRCS ambulances accompanied by the UN & Doctors Without Borders arrived Al-Shifa Hospital to evacuate the wounded and patients.#Gaza #NotATarget pic.twitter.com/vud5eHf6zX
— PRCS (@PalestineRCS) November 22, 2023
Forcat izraelite pushtuan al Shifa javën e kaluar, duke pretenduar se Hamasi po e përdorte atë për operacionin e tij ushtarak , një akuzë që grupi militant e ka mohuar.
Luftimet e ashpra shpërthyen në spital, i cili ishte detyruar të ndërpriste të gjitha operacionet, përpara bastisjes izraelite, duke lënë qindra njerëz të bllokuar brenda.
Gjatë fundjavës, 31 foshnja u evakuuan nga spitali dhe u dërguan në spitalin e Emirateve në jug të rajonit.
Prej aty 28 prej tyre u dërguan për mjekim në Egjipt.