Vetëm 2 javë pasi u largua nga drejtimi i Teutës, Edi Martini i rikthye përsëri te djemtë e detit, duke nisur zyrtarisht “epokën 2” të durrsakët.
Në këtë mënyrë, zgjatja e aventurës së Renato Arapit në stolin e djemve të detit ishte shumë e vogël, të cilit tanimë i duhet të kthehet në postin e drejtorit të skuadrës.
Teuta ka kryer ditën e sotme përgatitjet për ndeshjen kundër Tiranës, nën drejtimin e trajnerit Martini, sfidë e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” ditën e dielë në orën 19:45, në kuadër të javës së 14-të të Abissnet Superiores.
Kujtojmë se Teuta renditet në vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit me vetëm 18 pikë në 13 ndeshje të luajtura.
/f.a/abcnews.al