Nis edicioni i tretë  i “Tirana Art Fest”, hapen audicionet në gjimnaze

schedule13:04 - 15 Shkurt, 2018

schedule 13:04 - 15 Shkurt, 2018

“Tirana Art Fest” rikthehet për të tretin vit radhazi, duke synuar shtimin e jetës kulturore-artistike në kryeqytet, ku protagonistë janë të rinjtë. Në të gjitha gjimnazet e Tiranës të rinj nga mosha 15 deri në 19 vjeç, do të performojnë në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim dhe multimedia, këtë herë me risi në secilën kategori konkurruese.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndoqi performancën e të rinjve të talentuar të tre gjimnazeve dhe vlerësoi se “Tirana Art Fest” është një mundësi shumë e mirë për të zbuluar talentet e reja dhe për të mbështetur të rinjtë.
Kreu i Bashkisë solli fitoren e Ermal Metës në “Sanremo” dhe u shpreh se historitë e vërteta të suksesit në Shqipëri nuk janë ato që krijohen nga emri i familjes, por janë historitë e djemve dhe të vajzave të Tiranës, që me talentin dhe punën e tyre arrijnë të bëjnë realitet ëndrrat që dikush tjetër i konsideron të pamundura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!