Nis bora e parë, zbardhet Kukësi

schedule09:50 - 30 Nëntor, 2020

schedule 09:50 - 30 Nëntor, 2020

Në verilindje të vendit kanë nisur reshjet e para të borës. Ndonëse me intensitet të ulët, pas mesnate dhe deri në orët e para të ditës u krijua një shtresë rreth 4 cm në lartësitë mbi 700 metër.

Ndërsa, në ultësirën e Kukësit, reshjet ishin të papërfillshme. Megjithatë, kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve ishin prezente për hedhjen e kripës në akset rrugore problematike.

Në rrugën e Kombit nuk pati probleme, ndërsa u hodh kripë në segmentin Fushë Dugagjin – Tunel i Kalimashit për të shmangur ngricat e mundshme.

Sipas shtabit të emergjencave civile nuk raportohen probleme as nga zonat e thella ndërsa të gjitha akset rrugore nacionale e rurale janë të qarkullueshme dhe pa probleme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!