Ka nisur mbledhja e Asamblesë së PS. Përveç kryeministrit Edi Rama, sekretarit të përgjithshëm Damian Gjiknuri dhe sekretarit organizativ Blendi Klosi, pjesa tjetër e socialistëve do të marrin pjesë online. I pari që e ka çelur mbledhjen ka qenë Gjinkuri.
“ PS do të ketë një skelet të mirëfilltë administrativ. Është momenti që të kemi një inventar të saktë të anëtarësisë. Një grup pune është ngritur dhe ishin një sërë shokësh, ka pasur disa mbledhje, mendoj që kemi një tekst të plotë që kemi partinë më shumë funksionale. Fakti që PS është në pushtet sot është falë forcës politike që është organizuar dhe ka ditur që të adoptohet me kërkesat e kohës. Ka ardhur momenti që të bëhemi më inovativ. E deklaroj këtë mbledhje të hapur, kemi një sërë vendimesh që duhen miratuar. Ne me këtë i hapim siparin dhe programit të Kongresit. Shumë të interesuar do të marrin pjesë, qytetarë që kanë interes për çështjet që do të trajtohen”.
/abcnews.al

