Nis aplikimi online për tërmetin: Banorët e Durrësit të painformuar për procedurën

schedule12:29 - 31 Janar, 2020

schedule 12:29 - 31 Janar, 2020

Banorët e Durrësit që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit janë të paqartë për gjithçka.

Akoma  më shqetësues është fakti se qytetaret nuk janë të infromuar se për të kryer aplikimin janë hapur sportele të posaëme pranë bashkise Durres.

“Kam dy muaj që sorollatem, as bonus qiraje s’më kanë dhënë”, thotë një qytetar. Sorrollatja nuk vjen vetëm nga shteti, por dhe nga vete pronarët e pallateve.

“Pronari thotë do gjeni një inxhiner privat ta merni të fotografojë shtëpinë dhe mund t’ju paguajë shteti”, shprehet qytetari

Të gjendur në këtë situatë, durimit të tyre u ka ardhur fundi.

Në Durrës numërohen plot 4 mijë persona të regjistruar të pastrehë, pasi banesat e tyre u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!