“Nipi ka probleme mendore”, i vëllai del në mbrojtje të Ricky Martin pas akuzave për incest

schedule12:17 - 17 Korrik, 2022

schedule 12:17 - 17 Korrik, 2022

Eric Martin, vëllai i këngëtarit portorikan, Ricky Martin, ka treguar mbështetjen ndaj tij pas akuzave nga nipi për incest. Nëpëmjet një video live, Eric shprehet se nipi 21 vjeçar Dennis Yadiel Sanchez që akuzon këngëtarin vuan nga probleme mendore.

Sipas tij, 21 vjeçari ka lënduar dhe anëtarë të tjerë të familjes. Për më tepër, ndaj 21 vjeçarit është lëshuar një urdhër ndalimi pasi kërcënoi me jetë një kolege. Deklarata e të vëllait vjen pas asaj që tha ekipi ligjor i këngëtarit, se nipi ka probleme mendore.

Eric Martin, gjysmëvëllai më i ri i Ricky-t, postoi video në mediat sociale pas akuzave shpërthyese, duke thënë se Sanchez ka probleme me shëndetin mendor.

“Për fat të keq, personi që e bëri këtë pohim po lufton me sfida të thella të shëndetit mendor. Ricky Martin, natyrisht, nuk ka qenë – dhe nuk do të ishte kurrë – i përfshirë në asnjë lloj marrëdhënie seksuale ose romantike me nipin e tij.”, tha avokati i tij.

Pretendimet dolën pasi Sanchez, djali i motrës së tij, paraqiti një urdhër ndalimi ndaj Ricky më 1 korrik. Urdhri lidhej me një incident të dhunës në familje në Porto Riko, por identiteti i viktimës ishte fshehur. Që atëherë, Eric e ka identifikuar viktimën e supozuar si Sanchez, raportoi gazeta spanjolle Marca./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!