Nimanbegu: Bashkimi i partive shqiptare në Mal te Zi, mund të sigurojë 4 deputete, dhe jo vetëm një

schedule20:58 - 29 Korrik, 2020

schedule 20:58 - 29 Korrik, 2020

Kryetar i parlamentit të Malit të Zi Genc Nimanbegu është shp4rheur se bashkimi i partive shqiptare në Mal të Zi në një listë zgjedhore mund të prodhojë 4 deputetë.

Nimanbegu ka paraqitur amendamente në parlamentin e Malit të Zi që të përgatisin planin për ta bërë Bunën të lundrueshme përsëri.

Lundrueshmëria e lumit Buna apo mundësimi I navigimit në lumin Buna është një fakt që ka ndodhur më herët, Shkodra cdo herë ka patur akses në detin Adriatik dhe më gjatë, por që nga vitet e monizmit është bllokuar dhe tani Buna nuk është e lundrueshme. Kështu që Ulqini si vend detar që nuk e ka portin e vet, në një mënyrë porti I tanishëm, mund të krijohet nëse Buna bëhet e lundrueshme. Gjatësia e Bunës nga 42 kilometra nëse thellohet, nëse rregullohet, do të mundësojë që të gjitha ato zona që gravitojnë në liqenin e Shkodrës, liqeni I Labeatëve të dikurshëm, të kenë akses në det”, është shprehur ai.

Partitë shqiptarë në Mal të Zi po përpiqen të dalin me një listë të përbashkët zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit. Tani shqiptarët kanë vetëm një deputet shqiptar në parlament, por nëse dalin bashkë, mund të marrin deri në 4 deputetë.

Ngaqë nuk kemi gjetur gjuhën e bashkëpunimit kemi humbur deputetë. Është e rëndësishme që në këto zgjedhje të jemi më së shumti në dy lista e kemi shpresë që ndoshta të punohet në një listë të vetme dhe besoj që deri më 4 gusht kur është afati I dorëzimit të listave zgjedhore, do të jetë një situatë edhe më e qartë dhe më shpresëdhënëse edhe për votuesit tanë.”