Nikolla uron besimtarët katolikë për festën e Pashkës

schedule09:28 - 31 Mars, 2024

schedule 09:28 - 31 Mars, 2024

SHQIPËRI- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, këtë të diel ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkës.

Në mesazhin e saj, kryeparlamentarja theksoi se “Jezusi krijoi shembullin e madh të dashurisë, shërbimit dhe kryqëzimit për të tjerët dhe gëzimi i Pashkës le të na frymëzojë drejt këtij misioni universal”

Mesazhi i plotë: 

“Dita e Pashkës, një festë e bukur e rrëzëllitëse për besimtarët katolikë.
Me lindjen Krishti lindi për ne; me vuajtjet vuajti për ne, në agoni u kryqëzua për ne, me ringjalljen u ringjall për ne.
Me mrekullinë e Ringjalljes, Jezusi i tregoi botës se ka gjithmonë një shpresë, një shpëtim. Pashka është kremtimi i një historie, më të madhes histori, të shpresës.
Jezusi krijoi shembullin e madh të dashurisë, shërbimit dhe kryqëzimit për të tjerët dhe gëzimi i Pashkës le të na frymëzojë drejt këtij misioni universal.
Gëzuar Pashkën të gjithë besimtarëve katolikë dhe qytetarëve shqiptarë!”/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!