Nikolla: U prehsh në paqe President Nishani

schedule16:08 - 28 Maj, 2022

schedule 16:08 - 28 Maj, 2022

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-presidentit Bujar Nishani, për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre.

Në mesazhin e saj Nikolla shkruan se Nishani i shërbeu vendit me përkushtim në të madh në të gjitha detyrat që mbajti.

Postimi i Nishanit:

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. 

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka shprehur sot  ngushëllimet  për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

“ Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Si President, deputet dhe në detyra të tjera të larta shtetërore, Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur!

U prehsh ne paqe President Nishani!”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!